Mbi 1000 ndërmarrje u regjistruan në gusht, por ja sa u shuan
Gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 1,068 ndërmarrje të reja në Kosovë. E krahasuar me muajin korrik 2025, numri i ndërmarrjeve të regjistruara ka shënuar një rënie prej 18.8%, kurse në raporte me gushtin e vitit të kaluar ka pasur një rritje prej 17.4%. Por në muajin gusht nuk pati vetëm ndërmarrje të reja…

Lajme
Gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 1,068 ndërmarrje të reja në Kosovë.
E krahasuar me muajin korrik 2025, numri i ndërmarrjeve të regjistruara ka shënuar një rënie prej 18.8%, kurse në raporte me gushtin e vitit të kaluar ka pasur një rritje prej 17.4%.
Por në muajin gusht nuk pati vetëm ndërmarrje të reja të cilat u regjistruan.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit gusht janë shuar gjithsej 90 ndërmarrje.
Sa i përket aktiviteteve ekonomike më të preferuara, në krye qëndron tregtia me shumicë e pakicë dhe riparimi i mjeteve motorike e motoçikletave, me 235 ndërmarrje (22%). Pasojnë prodhimi me 145 (13.6%), ndërtimtaria me 114 (10.7%), aktivitetet profesionale, shkencore e teknike me 98 (9.2%), si dhe akomodimi dhe shërbimet me ushqim me 96 (9%).
Nga aspekti i madhësisë, mikro ndërmarrjet (0–9 të punësuar) dominojnë me 1,061 ndërmarrje të regjistruara, ndërsa vetëm 7 janë ndërmarrje të vogla (10–49 të punësuar). Në këtë muaj nuk është regjistruar asnjë ndërmarrje e mesme apo e madhe.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve Prishtina prin dukshëm me 535 ndërmarrje të regjistruara (50.1%), e ndjekur nga Mitrovica me 124 (10.6%), Ferizaj me 110 (10.3%), Prizreni me 92 (8.6%), Peja me 77 (7.2%), Gjilani me 68 (6.4%) dhe Gjakova me 62 (5.8%).
Sa i përket gjinisë së pronarëve, 67% e ndërmarrjeve apo 716 prej tyre janë themeluar me pronarë meshkuj, 28.7% apo 306 prej tyre me pronare femra, ndërsa 4.3% apo 46 janë me pronësi të përzier./Lajm.net/