Mbi 10 mijë e 480 euro mori mëditje veç një prej këshilltareve të Vjosa Osmanit brenda vitit
Në kuadër të deklarimit vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit hyjnë shumë zyrtarë. Enë këtë deklarim edhe këtë vit bëjnë pjesë këshilltaret e ish-presidentes Vjosa Osmani. Njëra ndër këshilltaret e presidentes, që është Rejhane Vuniqi që ishte emëruar në këtë post që nga viti 2022, deklaroi që kanë ndërtuar shtëpi në vitin…
Lajme
Në kuadër të deklarimit vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit hyjnë shumë zyrtarë.
Enë këtë deklarim edhe këtë vit bëjnë pjesë këshilltaret e ish-presidentes Vjosa Osmani.
Njëra ndër këshilltaret e presidentes, që është Rejhane Vuniqi që ishte emëruar në këtë post që nga viti 2022, deklaroi që kanë ndërtuar shtëpi në vitin 2001, por që vlera e saj është 360 mijë euro, e një shtëpi tjetër e ndërtuar 10 vite më vonë se e para i kushton hiç më pak se 12 mijë e 960 euro.
Vuniqi deklaroi pagën mbi 1 mijë e 658 euro dhe të bashkëshortit prej 1 mijë euro.
E në të ardhurat vjetore, Rejhane Vuniqi deklaroi se në bazë të pagës mujore mori brenda vitit 21 mijë e 836 euro e 52 cent.
Por shokuese është shifra e mëditjeve që janë deklaruar natyrisht, e që shkon në 10 mijë e 480 euro e 38 cent, transmeton lajmi.net.
Kurse në kuadër të të hyrave të bashkëshortit u raportuan 8.400.00 euro dhe të fëmijëve 7.332.00 euro./Lajmi.net/
