Mbi 10 mijë diploma pa vlerë në universitetet private shqiptare

Universitet private kanë dhënë diploma edhe për degët që nuk ishin njohur nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë. Për këtë arsye më mijëra diploma të cilat të rinjtë tashmë i kanë marrë, nuk kanë asnjë vlerë. 

Lajme

24/08/2014 15:39

Këtë fakt e konfirmon sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, i cili bëri të ditur se kjo ministri nuk do t’i njohë këto diploma.

“Në të tre institucionet e arsimit të lartë, Gjon Buzuku, Medicom, por edhe Nëna Mbretëreshë Gerdaldinë, janë konstatuar shkelje të cilat do të rëndojnë mbi qindra studentë të diplomuar aty”, tha Plarent Ndreca, raporton Standard.

Ai tha se në pjesën më të madhe të regjistrave themeltarë mungojnë elementët e sigurisë, si dhe një pjesë e studentëve janë regjistruar në programe të palicencuara më parë nga Ministria e Arsimit. 

Sipas të gjitha gjasave, në mesin e të diplomuarve në këto univesitete ka edhe studentë nga Kosova, andaj Ministria e Arsimit e Ksovës do të duhej të interesohet për këtë dhe të ndërmarrë hapa të nevojshëm pë shpalljen e pavlefshhme të diplomave të tilla.