Mbi 1 mijë e 900 shoferë gjobiten për vetëm 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 921 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e komunikacionit rrugor. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjobat janë rezultat i kontrolleve të vazhdueshme që po zhvillohen në rrugët e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin…

Lajme

12/07/2026 09:42

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 921 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e komunikacionit rrugor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjobat janë rezultat i kontrolleve të vazhdueshme që po zhvillohen në rrugët e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.

Policia thekson se angazhimet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e trafikut.

“Kontrollet dhe masat ndaj kundërvajtësve janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, Policia apelon që të respektohen kufizimet e shpejtësisë, sinjalistika rrugore dhe rregullat e tjera të komunikacionit, me qëllim të ruajtjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. /Lajmi.net/