KRU “Prishtina”: Mbeturinat rreptësisht të ndaluara të hidhen në rrjetin e kanalizimit!
Të hedhësh paloma të lagura në rrjetin e kanalizimit është rreptësisht e ndaluar!

Lajme
KRU “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët të mos hudhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Të hedhësh gjësende të ngurta në po të njëjtin rrjet, në vend se ta përdorësh shportën e mbeturinave, poashtu e ndaluar rreptësisht! Dikush nga ne e përdorë rrjetin e kanalizimit për secilën mbeturinë që del nga shtëpia jonë dhe për të vepruar në këtë mënyrë rreptësisht të ndaluar, është shumë e lehtë, por a është veprim i drejtë?!
Jo, aspak!
Rrjeti i kanalizimit nuk është kosh mbeturinash, nuk është i dedikuar as ndërtuar për hudhje të mbeturinave.
Ju lutemi për kujdes të shtuar ndaj rrjetit të kanalizimit!
Zhbllokimi i pusetave nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit është tepër i vështirë madje, shumë i rëndë për ta dhe shpeshherë ndjejnë plogështi, marramendje dhe u duhet kohë të kthjellen.
Të gjithë ne mund t’ i mbajmë rrjetat e kanalizimit pastërti që, të kemi jetë të shëndoshë! /Lajmi.net/