Mbetjet plastike tek fëmijët, studimi i fundit alarmon shkencëtarët

Enti Federal i Mjedisit ne Gjermani ka gjetur tek pothuajse të gjithë fëmijët mbetje plastike.

Lifestyle

16/09/2019 19:50

Studimi bazohet në analiza të bëra përgjatë periudhës 2003-2017, sipas DW, rezultati i të cilit po konsiderohet alarmues. Një pjesë e këtyre grimcave janë të dëmshme për shëndetin, transmeton lajmi.net.

“Mbeturinat e 11 lëndëve plastike janë gjetur në urinën e 97 përqind fëmijëve. “Kjo, sigurisht, është dramatike. Lëndë të tilla nuk duhet të gjenden në trupat e fëmijëve”, deklaroi  zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Të Gjelbërve në Bundestag, Bettina Hoffmann.

Veç kësaj, lëndë të tilla, që dëmtojnë hormonet,  supozohet të luajnë një  rol nxitës në të ashtuquajturat sëmundjet e civilizimit, siç janë obeziteti, çrregullimet e fertilitetit, kanceri dhe vonesat në zhvillim.

Më shqetësueset janë sidomos nivelet e larta të acidit perfluorooctanoic (PFOA). Ai përdoret, për shembull, për veshjet e aktiviteteve në natyrë. Sipas Agjencisë Federale të Mjedisit, kjo lëndë dëmton fertilitetin dhe mëlçinë.

Më të prekura nga ky fenomen rezulton të jenë familjet në varfëri. /Lajmi.net/