Mbeti në gjysmë- Vitia nënshkruan kontratën 24 milionë euro për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sapo ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në spitalin e Ferizajt. Vitia tha se pas shumë sfidave dhe vështirëve të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. “Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet…

Lajme

17/03/2026 10:00

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sapo ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në spitalin e Ferizajt.

Vitia tha se pas shumë sfidave dhe vështirëve të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro”,deklaroi ai.

Po ashtu Vitia uroj të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt.

Ndryshe para disa javëve ministri Vitia është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale, pikërisht në lidhje me çështjet e këtij spitali që kanë prekur disa drejtues të MSH-së të cilët u ndërruan nga qeveria në qeveri.

Projekti për ndërtimin e Spitalit Rajonal në Ferizaj pati filluar që nga viti 2013 ku parashihej që pas pesë viteve do t’i vihej gurthemeli, në vitin 2018 për të mos u finalizuar në vitin 2021, ashtu siç parashihej- e për të mbetur deri tani pa asnjë punim shtesë.

Punimet u ndalën në gjysmë, me arsyetimin e mungesë së fondeve./Lajmi.net/