Mbeten në arrest shtëpiak aktivistët e LVV-së të akuzuar për sulm në Kuvendin e Kosovës
Katër aktivistët e LVV-së të akuzuar për sulmin në ndërtesën e Kuvendit mbeten në arrest shtëpiak.

Lajme
Gjykata refuzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të Frashër Krasniqit, Adea Batushës dhe Egzon Halitit që këta tre të akuzuar të lirohen nga arresti shtëpiak.
Mbrojtësit e tre të akuzuarve për sulmin e gushtit 2016 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës e kërkuan lirimin nga arresti shtëpiak të klientëve të tyre, me arsyetimin se ata janë studentë dhe masa e sigurisë po i pengon në studime.
Avokati Emrush Kastrati tha se nëse aktivistët e LVV-së po mbahen në arrest shtëpiak me pretendimin e prokurorisë dhe gjykatës se do të pengojnë punën e Kuvendit, kjo nuk është e vërtetë.
Sipas Kastratit, deputetët e Kuvendit s’po mund të mblidhen për shkak të problemeve të tyre.
Aktivistët e “Vetëvendosjes u arrestuan më 30 gusht 2016.