Mbërrin pa shenja jete në spital 14-vjeçari nga Vlora

P.P është dërguar pa shenja jete në spital.

Lajme

08/02/2019 09:19

Një 14-vjeçar në Vlorë është transportuar i vdekur për në spitalin e qytetit rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se adoleshenti me inicialet P.P është dërguar pa shenja jete në spital, ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, transmeton “Ballkan Web”.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së 14-vjeçarit.