Mbërrin në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua para një viti në Serbi
Është pritur nga familjarët e tij Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi. Lajmin për lirimin e tij sot e ka konfirmuar për Dukagjinin e ka konfirmuar vëllai i tij. Hasan Dakaj ishte arrestuar në pikëkalimin kufitar Merdarë në fillim të janarit 2024. Më 6…
Lajme
Është pritur nga familjarët e tij Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi.
Lajmin për lirimin e tij sot e ka konfirmuar për Dukagjinin e ka konfirmuar vëllai i tij.
Hasan Dakaj ishte arrestuar në pikëkalimin kufitar Merdarë në fillim të janarit 2024.
Më 6 Janar 2024, në ora 16:00, Dakaj kishte dalur para gjykatësit të procedurës paraprake, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, respektivisht, deri më 3 shkurt 2024.
Ndërsa me datë 10.01.2024, z.Dakaj e kishte konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999”.