Mbappe nis të kërkojë shtëpi në Madrid

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe duket se beson se do të realizohet transferimi te klubi i ëndrrave, Real Madrid.

Sport

20/04/2021 12:59

Francezi që disa vite është i lidhur me kalimin te “Mbretërit” dhe mesa duket ky afat veror do jetë vendimtar, përcjellë lajmi.net.

Sipas Goal, Mbappe ka nisur të kërkojë shtëpi në Madrid.

Pos kësaj, lojtari e di mjaftë mirë gjuhen spanjolle, andaj do ta këtë shumë të lehtë të përshtatet te “Los Blancos”.

Nga ana tjetër, dje Florentino Perez la të hapur mundësinë e transferimit të Mbappes./Lajmi.net/