Mbappe mungon në festën e Herreras, vazhdon të jep sinjale për largim

Në fundin e afatit veror, ka sinjale që Kylian Mbappe mund t'i bashkohet Real Madridit.

Sport

15/08/2021 23:12

Një ndër ‘filtrimet’ e fundit ka qenë mungesa e francezit në festën e Ander Herreras për ditëlindje, ku ishin të pranishëm të gjithë bashkëlojtarët, transmeton lajmi.net.

Një festë, ku shumë yje si Messi, Sergio Ramos ose Neymar ishin të pranishëm.

Të gjithë ishin të përqafuar duke treguar miqësinë e mirë, por jo Mbappe, që thuhet se këtë mëngjes ka pasur takim me presidentin Nasser Al-Khelaifi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ander Herrera (@anderherrera)

Kjo është mirëpritur mirë nga tifozët e Realit, që e ‘ëndërrojnë’ transferimin e Mbappes këtë verë.

Real Madrid thuhet se është duke pritur momentin kur lidhja mes Mbappe dhe PSG-së të jetë më e keqe dhe të ofrojë rreth 150 milionë euro./Lajmi.net/