Mbappe mund të kalojë te Reali në vitin 2022, por jo falas

Real Madrid është duke vazhduar të punojë për transferimin e Kylian Mbappe në sezonin tjetër.

Sport

05/09/2021 16:21

Gjiganti spanjoll bëri ofertë deri në 200 milionë euro për ta bindur PSG-në ta lejojë të largohet këtë verë, mirëpo skuadra franceze refuzoi çdo ofertë, transmeton lajmi.net.

Vendimi përfundimtar do t’i takojë Mbappes që ka presion nga PSG për të rinovuar, por deri më tani ka refuzuar gjashtë propozime.

Me kontratën që i skadon verën tjetër, Mbappe qysh në janar mund të nënshkruajë parakontratë me Real Madridin.

Sidoqoftë, transferimi nuk do jetë falas as verën tjetër, ngase Reali duhet të paguajë një numër të madh bonusesh me vlerë 80 milionë euro./Lajmi.net/