Mbappe kërkon takim urgjent me PSG-në, dëshiron kalimin te Real Madrid

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe nuk do rinovojë kontratën për të kaluar te gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Sport

16/08/2021 21:03

Francezit që i skadon kontrata vitin tjetër, ka refuzuar të rinovojë, duke ëndërruar kalimin te “Los Blancos”, transmeton lajmi.net.

Tani, edhe gazetari i njohur spanjoll, Jose Luis Sanchez ka bërë të ditur se Mbappe ka kërkuar takim urgjent me PSG-në dhe gjithçka do sqarohet në orët e ardhshme.

“Kylian Mbappe ka kërkuar takim me PSG-në dhe mund të ndodh në orët e ardhshme. Ai dëshiron t’i bashkohet Real Madridit”.

“Mbappe është i çmendur pas idesë që të bëhet ylli i radhës i Realit dhe lojtari kryesor. Ai dëshiron t’i bashkohet klubit në dy javët e ardhshme”.

“Nënshkrimi i Messit me PSG-në nuk ka ndikuar te Mbappe, ëndrra e tij është të luajë për Real Madrid dhe të mbajë fanellën e bardhë”, bëri të ditur ai në El Chiringuito TV.

Ndërkohë, në rast të largimit të Mbappe, PSG thuhet se do provojë nënshkrimin me Cristiano Ronaldon./Lajmi.net/