Mbappe, futbollist i vitit në Francë

Kylian Mbappe është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2024 në Francë.   Revista franceze “L’Equipe” e ka shpërblyer yllin francez më saktësisht për paraqitjet në sezonin 2023/24. Futbollisti i ri i Real Madridit i ka grumbulluar 56 pikë, duke i lënë prapa William Saliban e Arsenalit, që i mblodhi 51 pikë dhe Mike…

Sport

14/12/2024 14:19

Kylian Mbappe është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2024 në Francë.

 

Revista franceze “L’Equipe” e ka shpërblyer yllin francez më saktësisht për paraqitjet në sezonin 2023/24.

Futbollisti i ri i Real Madridit i ka grumbulluar 56 pikë, duke i lënë prapa William Saliban e Arsenalit, që i mblodhi 51 pikë dhe Mike Magnanin e Milanit, qëi tuboi 24 pikë.

 

Prapa tyre në listë gjenden dy lojtarët e Real Madridit, Eduardo Camavinga me 17 pikë dhe Aurelien Tchouameni me 16, kurse i gjashti përfundoi Antoine Griezmann i Atletico Madridit me 15 pikë.

 

Mbappe nuk e ka nisur mirë si duhet sezonin e ri me “Los Blancos”, por të gjithë besojnë se përfaqësuesi francez do ta rikthejë formën e dikurshme.