Mbappe frikësohet për familjen e tij që po përballen me presion të vazhdueshëm në rrjete sociale
Kylian Mbappe është i frikësuar për familjen e tij, pasi, siç raportohet nga mediet spanjolle, i janë nënshtruar një presioni të vazhdueshëm nëpër rrjetet sociale.
Sport
Sipas asaj që bën të ditur Mario Cortegana, ky presion i shoqëruar me fyerje është bartur edhe te vëllai i vogël i futbollistit, Ethan Mbappe, i cili po e ndjek ëndrrën e tij për të debutuar me Paris Saint Germain.
E gjitha kjo mendohet të jetë për shkak të zërave gjithnjë e në rritje se Mbappe do të transferohet te Real Madridi në verë.
Gjithsesi, ende nuk dihet se kush qëndron pas gjithë këtyre mesazheve kërcënuese e fyese. /Lajmi.net/