Mbappe dhe Hakimi shihen në Madrid – zgjedhje interesante për ta kaluar pushimin

Kylian Mbappe dhe Achraf Hakimi kanë nxitur shumë spekulime.

Sport

09/05/2022 18:15

Dy yjet e Paris Saint-Germain janë parë sot në qytetin e Madridit duke bërë që të nxisin shumë zëra.

Raportime të Jorge Picon bëjnë të ditur se dy lojtarët kanë drekuar në ‘Paseo de la Castellana’, vend ky në distancë më pak sesa 1 kilometër nga ‘Santiago Bernabeu’, përcjell lajmi.net.

Lojtarët kanë ditë të lira nga trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, dhe janë në pushim.

Por, ka nga ata që po insistojnë se lojtarët kanë zgjedhur këtë vend edhe për arsye të tjera.

Mbappe veç lidhet tash e sa kohë me një kalim të mundshëm te Real Madrid, kurse Hakimi ka qenë pjesë e ‘Los Blancos’ para se të kalonte te Dortmundi.

Dy lojtarët e PSG thuhet se mund të vazhdojnë së bashku te Real Madrid, dhe kjo vizitë në qytetin e Madridit e bën shumë të mundshme mundësi. /Lajmi.net/