​Mbajti fjalim kundër UÇK në Rahovec, arrestohet Igor Popoviq – pritet dëbimi i tij nga Kosova

Ndihmësdrejtori i së ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën Igor Popoviq, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pritet të dëbohet nga Kosova. Arrestimi i Popoviq erdhi pasi ky i fundit gjatë një fjalimi sot në Rahovec ka përdorur gjuhë të ashpër kundër UÇK-së. “Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe,…

Lajme

18/07/2025 21:53

Ndihmësdrejtori i së ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën Igor Popoviq, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pritet të dëbohet nga Kosova.

Arrestimi i Popoviq erdhi pasi ky i fundit gjatë një fjalimi sot në Rahovec ka përdorur gjuhë të ashpër kundër UÇK-së.

“Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, ka mbajtur sot një fjalim në Rahovec, gjatë të cilit ka përdorur gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si organizatë terroriste. Me deklarimet e tij, ai ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Kosovë”, kanë thënë për Express.

Pos kësaj, është deklaruar se pritet që Igor Popoviq do të dëbohet nga Kosova.

‘’Pas deklarimit të rastit nga ana e Institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, tani ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe do të dëbohet nga Kosova dhe do t’i ndalohet hyrja në Kosovë’’.