Mbajtën peng 39-vjeçarin nga Kosova dhe i kërkuan 70 mijë euro, arrestohen tre persona në Vlorë
Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Hostage”, pas një ndërhyrjeje të shpejtë që çoi në lirimin e një shtetasi nga Kosova, i cili mbahej peng prej disa ditësh në një apartament në qytetin e Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar, tre shtetas u arrestuan në flagrancë për rrëmbimin dhe dhunimin e 39-vjeçarit…
Lajme
Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Hostage”, pas një ndërhyrjeje të shpejtë që çoi në lirimin e një shtetasi nga Kosova, i cili mbahej peng prej disa ditësh në një apartament në qytetin e Vlorës.
Sipas njoftimit zyrtar, tre shtetas u arrestuan në flagrancë për rrëmbimin dhe dhunimin e 39-vjeçarit F. Xh., banues në Mitrovicë, të cilit i kishin kërkuar 70 000 euro për lirimin e tij.
Të arrestuarit janë: J. Z., 25 vjeç, O. Ç., 18 vjeç, V. A., 35 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Pas marrjes së informacionit nga familjarët e viktimës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë organizuan kërkimet për lokalizimin e banesës në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, policia arriti të hyjë në apartament, të lirojë menjëherë shtetasin e rrëmbyer dhe të vërë në pranga autorët e dyshuar.
Gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan: një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.
39-vjeçari i liruar ka marrë menjëherë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprat penale: “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim; “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.