Mbahet takimi trelateral i mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Ka nisur takimi trelateral mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, me fokus thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete, ka bërë të ditur shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së të Shqipërisë, Arben Kingji. Qëllimi i këtij takimi, siç ka thënë ai, është forcimi i angazhimit dhe bashkërendimit ushtarak, në përputhje me marrëveshjen trelaterale të mbrojtjes…

Lajme

11/02/2026 12:16

Ka nisur takimi trelateral mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, me fokus thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete, ka bërë të ditur shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së të Shqipërisë, Arben Kingji.

Qëllimi i këtij takimi, siç ka thënë ai, është forcimi i angazhimit dhe bashkërendimit ushtarak, në përputhje me marrëveshjen trelaterale të mbrojtjes mes vendeve.

“Ka nisur takimi trilateral së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me fokus thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete. Qëllimi i këtij takimi është forcimi i angazhimit dhe bashkërendimit ushtarak, në përputhje me marrëveshjen trilaterale të mbrojtjes mes vendeve tona”, ka shkruar Kingji në Facebook.