Mbahet seminari për trajnerë 

Sot është mbajtur seminari me trajnerët e klubeve të Albi Mall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë i organizuar nga Shoqata e Trajnerëve të Futbollit në bashkëpunim me FFK-në. Në këtë seminar morën pjesë mbi 30 trajnerë, të cilët patën rastin të njihen me të rejat e fundit në futboll. “Sistemet më të përdorura…

Sport

06/02/2023 15:33

Sot është mbajtur seminari me trajnerët e klubeve të Albi Mall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë i organizuar nga Shoqata e Trajnerëve të Futbollit në bashkëpunim me FFK-në.

Në këtë seminar morën pjesë mbi 30 trajnerë, të cilët patën rastin të njihen me të rejat e fundit në futboll. “Sistemet më të përdorura në futboll” dhe “Ngarkesat fizike” ishin dy nga temat e diskutuara, e të cilat u përzgjodhën nga vet Shoqata e Trajnerëve.

Ligjëruesi Astrit Maçi tha se seminaret e tillë janë të domosdoshme duke pas parasysh evoluimin e madh dhe të shpejtë të futbollit në botë.

E pikërisht për këtë arsye edhe morën pjesë trajnerët kosovarë. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina falënderoi Shoqatën e Trajnerëve dhe FFK-në për krijimin e mundësive që ata të rifreskohen me informata të reja në lidhje me punën që bëjnë.

Derisa Ajet Shosholli, anëtar i Bordit të Shoqatës së Trajnerëve tha se seminaret profesionale duke përfshirë edhe këtë të sotmin janë të paraparë në programin e punës, të hartuar për vitin 2023. Ai po ashtu kërkoi nga trajnerët të mos i neglizhojnë seminaret e tilla dhe në të ardhmen pjesëmarrja të jetë më e madhe./Lajmi.net/