Mbahet seanca për vrasjen e 26 vjeçarit në Prizren, sot deklarohet nëna e viktimës
Plagët të cilat i kishte marrë nga therja me thikë 26 vjeçari nga Prizreni nuk kishte mundur ti mbijetojë. Auron Thaqi ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një ditë pas sulmit që iu bë në korrik të vitit të kaluar. E teksa janë bërë një vit nga ky rast, sot para gjykatës janë…

Lajme
Plagët të cilat i kishte marrë nga therja me thikë 26 vjeçari nga Prizreni nuk kishte mundur ti mbijetojë.
Auron Thaqi ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një ditë pas sulmit që iu bë në korrik të vitit të kaluar.
E teksa janë bërë një vit nga ky rast, sot para gjykatës janë paraqitur dy të arrestuarit lidhur me ngjarjen, ku nëna e të ndjerit do të deklarohet.
Viktima dyshohet se ishte sulmuar me thikë nga E.A shtetas turk, e më pas u hodh nga vetura në lagjen Bazhdarhane.
Ndërkaq fillimisht i ndjeri u dërgua në Spitalin e Prizrenit e nga aty u nis për në QKUK, por nuk kishe mundur të ju mbijetonte plagëve. /Lajmi.net/