Mbahet Miss Shqipëria 2017, ja fituesja (Foto)
Mbrëmë ka përfunduar edicioni i radhës i spektaklit të bukurisë ‘Miss Shqipëria’.

ShowBiz
Në një garë të ngushtë mes një grupi të madh vajzash bukuroshe, kurorën e më të bukurës e mori Alessia Çoku, shkruan lajmi.net.
Alessia një vajzë me bukuri natyrale, mori epitetin e më të bukurës së Shqipërisë për këtë vit.
Ky spektakël këtë herë u mbajtë në Tepelenë, saktësisht në kalanë e Ali Pashës dhe u drejtua nga Kastro Zizo dhe Einxhel Shkira.
Të pranishëm në këtë event ishin edhe emra të njohur nga bota e televizionit. /Lajmi.net/