Mazzarri pret bilancin përfundimtar

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri ka thënë se pret përfundimin e sezonit për t’i dhënë një vlerësim edicionit të sivjetmë në Serie A. Nerazzurrët fituan 2:0 te Verona dhe u ngjitën në pozitën e katërt në tabelë, duke qenë ende matematikisht në garë për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Por, në…

Sport

15/03/2014 22:27

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri ka thënë se pret përfundimin e sezonit për t’i dhënë një vlerësim edicionit të sivjetmë në Serie A.

Nerazzurrët fituan 2:0 te Verona dhe u ngjitën në pozitën e katërt në tabelë, duke qenë ende matematikisht në garë për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Por, në shtëpinë e gjigantit milanez më tepër flitet për Europa League.

“Ne flasim si gjithmonë, çdo ndeshje duhet të vijë pas tjetrës dhe nuk mendojmë për objektiva”, deklaroi Mazzarri pas takimit.

“Përgatitemi gjithmonë për të hyrë në fushë me qëllim të japim maksimumin e pastaj në fund të sezonit do të bëjmë vlerësimet”, u shpreh ai.

Mazzarri garantoi se vitin e ardhshëm do të vazhdojë të jetë në drejtim të Interit.

“Edhe sezonin e ardhshëm do të jem këtu, ju garantoj”.