May do ndëshkojë qeveritarët që rrjedhin dokumente të BREXIT
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May është duke marrë masa të ashpra ndaj një rrjedhje në media nga ministrat dhe shërbyesit civil të planit të saj për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Bota
Reuters e raporton lajmin duke u mbështetur në artikullin e “Mail on Sunday”.
Sekretari i kabinetit, Jeremy Heyëood, iu ka shkruar zyrtarëve të lartë duke iu thënë se May dëshiron që “në mënyrë urgjente të shtojë proceset e sigurisë” dhe se kushdo që zbulohet se po nxjerrë informacione të ndjeshme do të pezullohet, thuhet në artikull.
Një nga zëdhëneset e May nuk ka pranuar të komentojë dokumentin e publikuar në media.
Në letrën e datës 28 nëntor, më tej thuhet: “Rrjedhja e informacioneve minon besimin dhe qeverisjen e mirë”.
May ka thënë se do të nis procesin formal të daljes së vendit nga BE në fund të muajit mars, duke i dhënë kohë qeverisë së saj që të themelojë një strategji negociuese për bisedimet që pritet të jetë ndër më të komplikuarat që ka bërë Britania prej Luftës së Dytë Botërore.