Mavraj krenohet me Shqipërinë

Qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj ka shprehur krenarinë e tij që përfaqëson Kombëtaren e Shqipërisë. “Kombëtarja Shqiptare për mua ka një rëndësi shumë të madhe. Ky vend në 10-vjeçarët e fundit ka qenë i trazuar politikisht. Jemi një skuadër shumë e mirë dhe për mua është nder që jam pjesë e kombëtares dhe revolucionit në skuadër”, deklaroi…

Sport

07/03/2014 12:32

Qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj ka shprehur krenarinë e tij që përfaqëson Kombëtaren e Shqipërisë.

“Kombëtarja Shqiptare për mua ka një rëndësi shumë të madhe. Ky vend në 10-vjeçarët e fundit ka qenë i trazuar politikisht. Jemi një skuadër shumë e mirë dhe për mua është nder që jam pjesë e kombëtares dhe revolucionit në skuadër”, deklaroi Mavraj për Sport Ekspres.

“Edhe pse nuk u kualifikuam, alarmuam jo pak skuadra në Europë. Shumë shqiptarë që luajnë me kombëtare të tjera tani duan të veshin fanellën kuqezi”, shtoi ai.

Mavraj komentoi edhe shanset e Shqipërisë për kualifikim në Euro 2016, derisa pranoi se Kuqezinjtë do të kenë punë shumë të vështirë.

“Për Europian kemi Serbinë, Danimarkën, Portugalinë e Armeninë. Është një grup i vështirë. Por siç thotë një proverb: Rritesh duke bërë detyrat e tua”, përfundoi ai.