Mavraj humb shiritin, ky është kapiteni i ri i Kombëtares (FOTO)

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se është vendosur që Lorik Canën ta pasojë Ansi Agolli.

Sport

01/09/2016 13:02

Ditën e djeshme, brenda skuadrës kombëtare është marrë vendimi në lidhje me shiritin e kapitenit.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se është vendosur që Lorik Canën ta pasojë Ansi Agolli.

Mbrojtësi i krahut të majtë do të jetë kapiteni i ri i kuqezinjve në të ardhmen. Do të jetë ndeshja me Maqedoninë ajo që do ta certifikojë përfundimisht diçka të tillë.

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, ka qenë dje kapiteni i skuadrës kombëtare në ndeshjen ndaj Marokut.

Por, në një komunikim të shkurtër pas ndeshjes me “Panorama Sport”, qendërmbrojtësi u shpreh: “Besoj se është zgjedhje e përkohshme”.

Mbrojtësi pritet të jetë kapiten i dytë i kombëtares, ndërsa për momentin nuk dihet se kush do ta pasojë në këtë hierarki të re drejtimi të krijuar në grupin brenda përfaqësueses.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.