Maurizio Sarri nuk pranon ndërprerjen e kontratës me Juventusin
Ish trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri dëshiron të përfundojë deri në fund kontratën me klubin italian dhe nuk është duke konsideruar ta ndërpres para fundit të sezonit.
Sport
Ish trajneri i Chelseas dhe Napolit nënshkroi kontratë trevjeçare me vlerë gjashtë milionë euro për sezon, por u shkarkua pas vetëm një edicioni, në të cilin fitoi Seria A, transmeton lajmi.net.
Juventusi ka provuar të arrijë marrëveshje për ndërprerjen e kontratës, por tekniku italian s’ka pranuar të negociojë.
Sipas Football Italia, Sarri nuk mendon ndërprerjen e kontratës para se të arrijë marrëveshje me ndonjë gjigant evropian.
Sarri do vazhdojë të fitojë pagën e plotë plus bonuset në fundin e edicionit, ndërsa “Zonja e Vjetër” në vitin e fundit të kontratës mund ta ndërpres duke paguar 2.5 milionë euro shtesë./Lajmi.net/