‘Matrix’ paralajmëron filmin e radhës, ka një protagonist të ri

'The Matrix' ka paralajmëruar një film të ri, i cili pritet të vijë në vitin e ardhshëm.

ShowBiz

25/06/2019 18:53

Sipas njoftimeve, ‘Warner Bros’, kompani filmike, është në përgatitje të një filmi të ri të serive të zhanrit ‘Sci-Fi’, nën drejtimin e Wachowskis sërish, transmeton lajmi.net.

Tutje, raportet tregojnë se aktori Keanu Reeves do të zëvendësohet nga aktori i rolit të Black Panther, Michael B. Jordan.

Filmi i ri i Matrix mund të hyjë në prodhim që nga viti 2020.

Thashethemet rreth një filmi të ri të Matrix filluan të vërtiteshin kur drejtori i John Wick, Chad Stahelski, tha që Wachowskis po planifikonte një film të katërt, megjithëse komentet e tij më vonë u deklaruan të jenë “hipotetike”.

Reeves nuk ishte zgjedhja e parë për të luajtur rolin e Neos në trilogjinë e Matrix, e cila përfundoi me ‘The Matrix Revolutions’ në vitin 2003, duke u zëvendësuar nga Will Smith. /Lajmi.net/