Matoshi: Qeveria mbylli rastin Dehari, kosovarët kurrë s’do ta marrin vesh të vërtetën

Analisti Halil Matoshi, ka reaguar lidhur me lajmin se janë zhdukur mostrat e rastit të Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Për këtë çështje, Matoshi me anë të një shkrimi në Facebook, është shprehur se Qeveria ka mbyllur rastin Dehari. Tutje, analisti ka shkruar se Kosovarët kurrë nuk do të…

Lajme

08/12/2022 20:06

Analisti Halil Matoshi, ka reaguar lidhur me lajmin se janë zhdukur mostrat e rastit të Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Për këtë çështje, Matoshi me anë të një shkrimi në Facebook, është shprehur se Qeveria ka mbyllur rastin Dehari.

Tutje, analisti ka shkruar se Kosovarët kurrë nuk do të marrin vesh të vërtetën për Astritin.

“Përdorim i frikshëm i shtetit për me justifiku një ideologji pa moral politik. Qeveria mbylli rastin Dehari.  Kosovarët kurrë nuk do të marrin vesh të vërtetën për Astritin. Pa asnjë lëvizje në zbulim edhe pse qe dy vjet në vend, pushtetin total e ka Lëvizja Vetëvendosje! Ishte nji mbyllje e pandershme e tue sakrifiku do punëtorë të rëndomtë, toksikolog e laburanta kimie, si kolateral. Ata qëlluen në kohë të gabueme në vendin e gabuem! Kaq.”, ka shkruar Matoshi.

Gjithashtu, ka përmendur se Instituti i Mjekësisë Ligjore është nën administrimin e Ministrisë së drejtësisë./Lajmi.net/