Matoshi: Mërgata duhet të luftojë për veten, jo për pushtetin personal të Kurtit – të rezervohen vende në Kuvend

Analisti dhe gazetari Halil Matoshi ka reaguar pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani, për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare me datë 28 dhjetor. Përmes një postimi në Facebook, Matoshi u shpreh se Osmani ka braktisur rolin e saj kushtetues. “Presidentja Osmani, me vetëdije të plotë âsht shndërru në notere të Albin Kurtit dhe nuk…

Lajme

21/11/2025 21:06

Analisti dhe gazetari Halil Matoshi ka reaguar pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani, për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare me datë 28 dhjetor.

Përmes një postimi në Facebook, Matoshi u shpreh se Osmani ka braktisur rolin e saj kushtetues.

“Presidentja Osmani, me vetëdije të plotë âsht shndërru në notere të Albin Kurtit dhe nuk po e mbështetë atë pavetëdije, siç konstatoi gabimisht një gazetar. Zonja Osmani tue harru vetëpërmbajtjen institucionale dhe unitetin e popullit që përfaqëson, në vend të Kushtetutës kosovare e ka adoptue Programin e Lëvizjes Vetëvendisje dhe po i jep zâ ‘agitpropit’ nga zyra e Dejona Mihalit.”, ka shkruar Matoshi.

Në reagimin e tij, Matoshi ka bërë thirrje që mërgata të kërkojë përfaqësim të drejtpërdrejtë në Kuvend, dhe të mendoj më shumë për vete sesa për interesat personale të Kurtit.

“Mërgata duhet me mendu më shumë për vete se për pushtetin personal të Kurtit, pra tue bâ presion qe me u ndryshu Ligji për Zgjedhjet, që kish me garantu dy – tre vende në Kuvend për mërgatë, nji për Europë, nji për Amerikë si dhe nji për Kanada me Australi e Zelandë të Re! Vetëm kështu do t’u jepte zâ intersave dhe kërkesave të veta!”, shkroi Matoshi.

Postimi i plotë:

Mërgata duhet me luftue për vete jo për pushtetin personal të Kurtit: Duhet të ketë 2-3 vende të rezervueme në Kuvendin e Kosovës!
1.
Presidentja Osmani, me vetëdije të plotë âsht shndërru në notere të Albin Kurtit dhe nuk po e mbështetë atë pavetëdije, siç konstatoi gabimisht një gazetar.
Zonja Osmani tue harru vetëpërmbajtjen institucionale dhe unitetin e popullit që përfaqëson, në vend të Kushtetutës kosovare e ka adoptue Programin e Lëvizjes Vetëvendisje dhe po i jep zâ ‘agitpropit’ nga zyra e Dejona Mihalit.

2.
Porse, data 28 dhetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk âsht nji gabim, mirë që ka zgjedhë këtë ditë, që supozohet se munet me pasë ma shumë votues, përfshi mërgaten kosovare, e cila ka të drejtë kushtetuese me votue në Atdhe.
3.
Mërgata duhet me mendu më shumë për vete se për pushtetin personal të Kurtit, pra tue bâ presion qe me u ndryshu Ligji për Zgjedhjet, që kish me garantu dy – tre vende në Kuvend për mërgatë, nji për Europë, nji për Amerikë si dhe nji për Kanada me Australi e Zelandë të Re!
Vetëm kështu do t’u jepte zâ intersave dhe kërkesave të veta!