Matoshi: Linda Morina është mishërim i tragjedisë sonë- padijes dhe zvetënimit

"Një vajzë province duke qenë nxënëse e zellshme e shkollës mediatike kosovare trushpërlarëse, e quajtur Linda Morina, më mirë se askush tjetër ka përçuar në publik idenë se çfarë nuk duam të jemi e në realitet jemi", ka thënë analisti Halil Matoshi në rrjetin social facebook.

Lajme

04/01/2017 14:21

Analisti Halil Matoshi e ka komentuar shfaqjen e Linda Morinës në emisionin Xing-Xing të Ermal Mamaqit.

Ai ka thënë se ajo është vetëm manifestim transparent i sëmundjes, vdirjes, zvetënimit dhe akulturimit tonë, transmeton lajmi.net

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Matoshit:

“Linda asht misherim i tragjedise sone – padijes dhe zvetenimit
Shfaqja e Lindes ne Xing-Xing te Mamaqi pos anes transaparente te supremacise vs inferioritetit kulturore Kosove – Shqipni, shpreh tragjiken tone te perbashket. Semundjen e metaforizueme. Linda Morina është VETJA jonë e defigurueme nga VETJA jonë, në kohë shterpësie e boshllëku, për me u ndie ne komod.
Kur e shohim dhe e dëgjojmë Lindën, ne ndihemi se jemi OK, normal, e në thelb ajo është vetëm manifestim transaparent i sëmundjes, vdirjes, zvetënmit dhe akulturimit tonë…
Ne kërkojmë vetjet tona të sëmura sepse ato zbulojnë deskriptin e historive personale dhe ego-ve, percepcioneve të botës perifere me gjuhë trivialiteti, që thjeshtë, neve na e bëjnë jetën të durueshme, duke na e krijuar idenë se jemi mirë dhe normalë. (…)
Njjë vajzë province duke qenë nxënëse e zellshme e shkollës mediatike kosovare trushpërlarëse, e quajtur Linda Morina, më mirë se askush tjetër ka përçuar në publkik idenë se çfarë nuk duam të jemi e në realitet jemi.
Të hallakatur, të çakërdisur, të kietscheruar (Linda ka parë “idolet’ e saj shumë përpara se ta bëjë vet, se flamuri shqiptar mund të përdoret vend Bruss-halterave), deri në shkallën e kietscherimit të nacionalizmit siç thoshte Danilo Kiš. ” /Lajmi.net/