Matoshi: Kurti po cenon rëndë rendin kushtetues duke trajtuar Kosovën si ‘Republika Srpska’

Analisti Halil Matoshi thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti po e trajton Kosovën si një entitet territorial pa rend kushtetues, ngjashëm me modelin e “Republikës Srpska”. “Në vend që ta trajtojë Kosovën si shtet sovran me interesat e veta të qarta, Kurti dhe nacionalistët e majtë po cenojnë rëndë rendin kushtetues dhe demokracinë në…

Lajme

03/07/2025 17:11

Analisti Halil Matoshi thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti po e trajton Kosovën si një entitet territorial pa rend kushtetues, ngjashëm me modelin e “Republikës Srpska”.

“Në vend që ta trajtojë Kosovën si shtet sovran me interesat e veta të qarta, Kurti dhe nacionalistët e majtë po cenojnë rëndë rendin kushtetues dhe demokracinë në vend”, tha Matoshi..

Matoshi përmes një postimi në Facebook tha se partitë politike ish-opozitare janë në vështirësi për shkak të mbështetjes së politikave policore të Kurtit në veri, duke vepruar në dëm të institucioneve demokratike.

Ai thekson se elita politike kosovare e ka trajtuar shtetin si një entitet gjysmë sovran në raport me Shqipërinë, duke mbajtur gjallë idenë e bashkimit, dhe në këtë kontekst, Kosova trajtohet si një “Republika Srpska” në raport me Serbinë, transpemton lajmi.net.

Sipas Matoshit, Kurti nuk po krijon institucionet e reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 për të instrumentalizuar votën e qytetarëve në një situatë revolucionare, me vakum institucional që rrezikon shpërbërjen e shtetit. Ai paralajmëron se kjo situatë mund të ndalet vetëm nëpërmjet dorëheqjes së Kurtit dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa dyshon në forcën morale të presidentes Vjosa Osmani për të ndërmarrë një hap të tillë.

Ai tutje tha se kreu i VV-së po sulmon Listën Serbe dhe tenton ta zëvendësojë atë me elemente proqeveritare që do të pranojnë idenë e tij për “Republikën e Tretë”, duke shkelur nenet themelore të Kushtetutës së Kosovës që garantojnë të drejtat e komunitetit serb.

Postimi i plotë i Matoshit:

Kurti e trajton Kosovën si nji Republika Srpska – Presidente, jep dorëheqje, shpëtoje shtetin nga shpërbâmja!
Në Kosovë âsht cënu rân reni kushtetues dhe demokratik. Albin Kurti dhe nacionalistat e majtë kosovarë e trajtojnë Kosovën jo si shtet sovran, që ka interesat e veta strikte sias Raison d’Etat, por entitet territorial pa rend kushtetues, si Republika Srpska!?
A ka kush me e nalë këtë mësymje antikosovare?
1.
Partitë politike nga blloku ish opozitar janë në vuejtje sepse i kanë ndihmu politikat policore te Kurtit në veri, tue qenë me orientim nacionalist, që në kontekstin institucional kosovar âsht levë kundër shtetit dhe institucioneve demokratike të saj!
Elita politike kosovare e ka trajtu shtetin si entitet gjysëmsovran – në raport me Shqipninë – pra tue përdorë rendin simbolik të shtetit shqiptar dhe tue mbajtë gjallë idenë e bashkimit me Shqipni!
Dmth. shteti kosovar i njohun nga 120 kombe të botës, trajtohet nga vet elita politike kosovare si nji Republika Srpska në raport me Serbinë.
2.
Qe pse Albin Kurti nuk do me i kriju institucionet që burojnë nga vota e 9 shkurtit 2025?
Kurti ka marrë hez me e instrumentalizu votën e qytetarëve për shtetin, si votë që i mundëson atina nji SITUATË REVOLUCIONARE, (gjendje pa institucione të mandatueme dhe vakuum institucional ku ai de organizata e tina janë mbi ligjin) me e shpërba Republikën e vetme kosovare – që ka mbështetje ndërkombëtare – që ai e cilëson si të dytë, në këmbim të REPUBLIKËS SË TRETË, e cila rrezikon dështimin e shtetit, sepse nuk ka asnji garanci ndërkombëtare!
Këtë tashmâ e din Presidentja Vjosa Osmani porse ajo të vetmin mekanizëm me e nalë shpërbamjen e rendit kushtetues e ka dorëheqjen që me automatizëm e qon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme!?
A ka forcë morale me e bâ këtë akt etik dhe patriotik ajo?
Dyshoj.
3.
Kurti mendjelehtë, në këtë turr skizofrenik politik, sëpari po e sulmon Listën Serbe si organizatë terroriste, për ta detronizu atë e zavendësu me serbë lojalë ndaj idesë së tij që ta suprimojë kategorinë kushtetuese të votës së dyfisht (vota e kualifiueme) pra Nenin 81 të Kyshtetutës në tansi (Legjislacioni me interes vital) porse Kurti nuk e ka studju asniherë frymën e Kushtetutës kosovare, se Neni 1.3 bashkë me atë 81 e mban në kâmë shtetin kosovar, të krijuem me ndihmën ndërkombëtare!
Asnji nga prerrogativat e Nenit 81 (janë tetë) nuk munen me iu nënshtru referendumit, edhe nëse Kosova voton nji Ligj për referendum dhe Kurti harron sidomos faktin se simas Nenit 65 pika 2; që sanksionon se Kuvendi vendosë për ndërrimin e Kushtetutës vetëm me 2/3 e votave në Kuvend, përfshi shumicën e votave të pakicave (parasëgjithash 2/3 e deputetëve të komunitetit serb;)
4.
Kurti për fund mësynë me e suprimu Nenin 1.3 të Kushtetutës (Republika e Kosovës nuk ka pretendime territorriale ndaj asnji shteti ose pjese të ndonji shteti dhe nuk do të kërkojë bashkimin me asnji shtet apo pjesë të ndonji shteti; për me e shpalljën e Projektin e tij fantom, entitetin Republikë e tretë, përmes nji referndumi për formën e qeverisjës dhe bashkimit me Shqipni.
Kurti punon për historinë e shekullit 19, paçka se e ndajnë gati dyqindë vjet nga realiteti!?
Megalimania mendjelehtë e Kurtit nuk ndalet nga mendjeletët tjerë nacinal-romantikë të shkollës enveriste!
Kurti munet me u nalë veç nga Administrata Trump dhe ShBAja!
5.
Populli i zemëruem munet me e sulmu rendin kushtetues, prandej elitat kulturore e politike duhet ta mbrojnë Kushtetutën nga populli, thotë Profesor Dr. Christian Starck nga Universiteti i Göttingen-it.
6.
A ka shteti kosovar mburojë???
Druej se jo!?/Lajmi.net/