Materiali arkivor që mbahej ilegalisht në veri transferohet në Agjencinë e Arkivave

“Sot, përfundoi transferimi/bashkimi i materialit arkivor–pjesë e fondeve arkivore të Arkivit Ndërkomunal të Mitrovicës/Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), që mbahej ilegalisht nga strukturat paralele ilegale në komunat: Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”. Kështu ka njoftuar  Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, teksa thonë se materiali arkivor është pranuar-dorëzuar nga Policia e Kosovës…

Lajme

11/09/2024 16:09

“Sot, përfundoi transferimi/bashkimi i materialit arkivor–pjesë e fondeve arkivore të Arkivit Ndërkomunal të Mitrovicës/Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), që mbahej ilegalisht nga strukturat paralele ilegale në komunat: Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”.

Kështu ka njoftuar  Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, teksa thonë se materiali arkivor është pranuar-dorëzuar nga Policia e Kosovës në përputhje me procedurat e parashikuara në Ligjin Nr.08/L–111 për arkivat dhe aktet nënligjore dhe është vendosur-deponuar në vendruajtjet e ASHAK–së, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera thuhet se procesi i pranim-dorëzimit është mbikëqyrur nga inspektorët dhe udhëheqësit e ASHAK-ut dhe ky material mjaft voluminoz, do t’i nënshtrohet procedurave të përpunimit.
Procesi i pranim/dorëzimit është mbikëqyrur nga inspektorët dhe udhëheqësit e ASHAK dhe ky material mjaft voluminoz, do t’i nënshtrohet procedurave të përpunimit, rregullimit dhe digjitalizimit dhe përfundimisht, do t’i bashkohet fondeve arkivore sipas parimeve, kritereve dhe normave profesionale të arkivistikës.

“Megjithatë ASHAK, në përputhje me nenin 13 (paragrafi 2) të Ligjit Nr.08/L–111 për Arkivat, nga Policia e Kosovës si fondposedues (komunat ilegale nuk kanë status as të fondkrijuesit dhe as të fondposeduesit për shkak të veprimtarisë ilegale), ka pranuar materiale të prodhuara nga aktiviteti i strukturave ilegale paralele në komunat veriore të cilat, megjithëse nuk kanë vlerë të dokumentacionit zyrtar marrë parasysh që janë krijuar në kundërshtim me rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës, mund të shërbejnë si material për nevoja hulumtuese. ASHAK në përputhje me mandatin ligjor, pas përpunimit dhe trajtimit të këtij materiali, në bashkëpunim me institucionet kompetente të Republikës së Kosovës do të vendosë përfundimisht për formën e administrimit afatgjatë të këtij dokumentacioni”

Tutje cilësohet se është një e arritur e jashtëzakonshme e gjithë rrjetit zyrtar arkivor në Republikën e Kosovës për shkak se tashmë kemi një progres të ndjeshëm në bashkimin e fondeve arkivore si detyrim i ruajtjes dhe administrimit efikas të kujtesës sonë kolektive.

“Pranimi i sasisë së materialit arkivor nga komunat veriore në ASHAK, është një e arritur e jashtëzakonshme e gjithë rrjetit zyrtar arkivor në Republikën e Kosovës për shkak se tashmë kemi një progres të ndjeshëm në bashkimin e fondeve arkivore si detyrim i ruajtjes dhe administrimit efikas të kujtesës sonë kolektive, për çka ne e falënderojmë Policinë e Kosovës për mbështetje dhe asistim efikas gjatë procesit të transferimit të kësaj sasie të materialit në arkivin kompetent.

Bazuar në faktin se Ligji Nr.08/L–111 për Arkivat, nuk lejon më arkiv të qytetit, ditëve në vazhdim ASHAK do të marrë masa që arkivat që për momentin funksionojnë me komunat, të barten/transferohen në strukturën e arkivave ndërkomunale sikurse i parashikon Ligji Nr.08/L–111 për Arkivat”