Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari në Kaçanik

Një person është arrestuar dje në Kaçanik, për veprën penale “materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”. Sipas Policisë, për prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, shkruan lajmi.net. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. “Kaçanik  20.08.2025 – 13:00. Është arritur të identifikohet…

Lajme

21/08/2025 09:03

Një person është arrestuar dje në Kaçanik, për veprën penale “materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Sipas Policisë, për prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Kaçanik  20.08.2025 – 13:00. Është arritur të identifikohet dhe të shoqërohet i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lart-cekur. Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/