Matematika e fitores

Kandidati i LDK’së për Kryetar të Ferizajt, Muharrem Svarqa, e ka nisur fushatën zgjedhore për garën e balotazhit, i bindur në fitoren e tij. Bindjen për fitore ai ka thënë se e mbështetë në koalicionin e përbashkët me AAK, PAI dhe Nismën Qytetare.

Lajme

25/11/2013 16:05

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka nisur fushatën zgjedhore për garën e balotazhit, i  bindur se do të fitojë më 1 dhjetor.

Këtë besim ai ka thënë se e mbështetë në koalicionin që ka bërë AAK’ja, PAI dhe Nisma Qytetare për Ferizajn, që sipas tij, garantojnë fitoren e tij në Ferizaj.

“Ky koalicion sipas para llogaritjeve tona i ka 70 për qind të votave të elektoratit të komunës”.

“Koalicioni për Ferizajn është një koalicion jo vetëm në letër, por një koalicion funksional dhe racional, i cili po funksionon për mrekulli”.

“Falënderoi të gjithë qytetarët që po i bashkëngjiten çdo ditë koalicionit tonë dhe ju garantojë që ne do të bëjmë maksimumin për realizimin e të gjitha synimeve të qytetarëve tanë dhe për hapjen e perspektivave për të gjithë ne, për fëmijët tanë, nipat dhe mbesat tona”.

“Përkundër të gjitha përpjekjeve të partisë në pushtet që të aktivizoj tërë mekanizmat edhe politik edhe të pushtetit, ne mendojmë se do t’ia dalim që të fitojmë, për shkak se të gjitha matematikat flasin se ne kemi mbështetjen e 70 për qind të elektoratit”.