Mason Greenwood lirohet përsëri me kusht

(Ish)anëtari i Manchester United, Mason Greenwood është liruar me kusht. Greenwood, i akuzuar për dhunë, tentim dhunimi seksual dhe kontroll ndaj ish-të dashurës së tij, dhe që është në arrest shtëpiak, kishte shkelur rregullat gjatë javës së kaluar. 21-vjeçari që ka tri akuza, kishte shkelur disa kushtet për të cilat ishte liruar dhe u arrestua…

Sport

19/10/2022 12:52

(Ish)anëtari i Manchester United, Mason Greenwood është liruar me kusht.

Greenwood, i akuzuar për dhunë, tentim dhunimi seksual dhe kontroll ndaj ish-të dashurës së tij, dhe që është në arrest shtëpiak, kishte shkelur rregullat gjatë javës së kaluar.

21-vjeçari që ka tri akuza, kishte shkelur disa kushtet për të cilat ishte liruar dhe u arrestua gjatë së shtunës në mëngjes, përcjell lajmi.net.

Lojtari doli në seancë gjyqësore në Gjykatën e Magistrates dhe gjykata vendosi ta dërgonte në mbajtje. Megjithatë, pas një seance tjetër që u mbajt sot, lojtari fitoi lirinë me kusht.

Greenwood s’do të ketë të drejtë të kontaktojë me dëshmitarët dhe duhet të qëndrojë në adresën e tij në Rrugën Bow Green në Bowdon, bën të ditur ‘Sky News’.

Greenwood do të dalë përsëri në gjykatë më datën 21 nëntor.

Për herë të parë (ish)anëtari i Manchester United u arrestua në janar, nën dyshimin për dhunim seksual ndaj një gruaje (ish-të dashurës së tij), kurse arrestimi i tij erdhi pas dyshimit për kërcënim me vrasje. /Lajmi.net/