Maskë me gjak menstruacionesh? Vajzat shqiptare s’janë gati, por pse po përdoret gjithnjë e më shumë?

Nëse ju zë gjaku, bëni kujdes pasi do të shihni disa foto vërtet të ndjeshme në këtë artikull.

Lifestyle

29/06/2021 11:07

Por a të bën vërtet mirë të lyesh fytyrën me gjak periodash?

Shumë të famshme, mes të cilave edhe Kim Kardashian, e kanë përdorur maskën me gjak në fytyrë, transmeton lajmi.net.

Gjaku i menstruacioneve supozohet të jetë më i pasur me qeliza burimore që mund të ndalojnë plakjen, të shërojnë dëmtimet dhe sëmundjet.

Sipas një artikulli të “CBS News”, studiuesit nga Medistem zbuluan se gjaku i periodave është i pasur me qeliza rigjeneruese endometriale, për këtë arsye ata po testojnë sesi këto qeliza mund të përdoren në mënyrë produktive.

Deri më tani nuk ka asnjë hulumtim konkret shkencor që të vërtetojë se gjaku i menstruacioneve zhduk rrudhat, por sidoqoftë, injektimi i gjakut tuaj (jo menstrual) mund të përmirësojë lëkurën tuaj, sipas disa kirurgëve plastikë.

Të vetmet raste që na mbeten të shohim, janë rrëfimet vetjake të blogereve dhe vajzave që e kanë bërë publik rastin kur kanë përdorur gjakun e periodave si maskë fytyre.

Shumica e vajzave e bëjnë për të thyer tabutë!

Të flasësh për menstruacionet konsiderohet një tabu në shoqërinë ku jetojmë, ndaj shumica e femrave e bëjnë një maskë të tillë për të thyer barrierat, për të treguar se nuk duhet ta fshehësh kur je me “me ato” (lexo këtu).

Kjo 26-vjeçare nga Los Angeles filloi të lyejë çdo muaj fytyrën me gjak periodash për të treguar se nuk është aq e shpifur sa duket, dhe ka dhe disa rezultate të mira në fytyrën e saj.

“Mund ta përdorësh për të luftuar ekzemën e lëkurës”

Një tjetër vajzë e re shprehet se gjaku menstrual ka mbi 50 herë më shumë kalcium sesa gjaku i rregullt në trup. Gjaku i menstruacioneve është i pasur me shumicën e mineraleve dhe ka potencialin të jetë tepër ushqyes për lëkurën, veçanërisht kur ka probleme me ekzemën (çarje dhe acarim, njolla të kuqe në fytyrë, kokë dhe gjymtyrë).

“Brenda dy ditësh, ekzema në fytyrën time që kisha për gati një dekadë … ishte zhdukur plotësisht. Dhjetëra kremra organikë, vajra dhe locione nuk kishin bërë asgjë për ta shëruar këtë ekzemë dhe një maskë gjaku papritmas e kishte shëruar atë”. /Lajmi.net/