Maska më efektive me dy përbërës, pastron lëkuren nga pikat e zeza

Sipas US Library of Medicine pikat e zeza shkaktohen nga bllokimi i folikulave të qimeve (po edhe në fytyrë ka qime e push) ose poreve.

Lifestyle

04/11/2019 09:19

Pikat e zeza janë akumulime të yndyrës natyrale të fytyrës por që mund të inflamohet për shkak të çrregullimit të hormoneve apo momenteve të stresit; pikërisht për këtë arsye janë më tepër të pranishme gjatë adoleshencës.

Ato shpesh nënkuptojnë fillimin e akneve, pasi bllokojnë bakteret në poret e lëkurës, gjë që shpesh çon në infeksion.

Si të shpëtoni nga pikat e zeza

Një nga përbërësit më efektive dhe natyral që mund të përdorni kundër baktereve është lëngu i limonit. Nëse eleminoni bakteret nga poret tuaja, mundësia për t’u krijuar pikat e zeza është shumë e vogël.

Provoni këtë maskë të shpejtë dhe të lehtë me dy përbërës për të shpëtuar një herë e mirë nga ky problem. Kjo maskë e thjeshtë për fytyrën kombinon fuqitë e lëngut të limonit që lufton bakteret me efektetin hidratuese të të bardhëve të vezëve, shkruan living.

Proteinat e pranishme në të bardhat e vezëve mund të ndihmojnë në ushqimin e lëkurës tuaj dhe hidratimin e saj në nivel qelizor.

Përbërësit:

1 e bardhë veze

1 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur

Përgatitja:

Rrihni të bardhën e vezës sapo të arrihet një masë shkumoze

Më pas shtoni lëngun e limonit.

Si ta përdorni:

1.Lani fytyrën me ujë të ngrohtë për të hequr papastërtitë

2.Aplikoni maskën në të gjithë fytyrën dhe lëreni për 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.