Maska e thjeshtë me banane, për lëkurë të ndritshme dhe pa njolla

Lëkurë e thatë dhe me njolla? Atëherë problem mund të zgjidhet lehtë në shtëpi. Ekziston një formulë e mahnitshme për ta bërë këtë.

Lifestyle

14/02/2018 18:39

Për të pasur lëkurë të butë, të bardhë dhe të panjollosur, duhet të përdorni një maskë të cilën mund ta përgatitni në shtëpi dhe ta aplikoni së paku dy herë në javë për rezultate të mira, transmeton lajmi.net

Përbërësit që ju duhen:

1 banane e pjekur
1 lugë çaji mjaltë organik
1 lugë çaji me lëng limoni të freskët

Metoda:

1. Së pari merrni një banane dhe qëroni atë. Përzieni atë me ndihmën e lugës ose pirunit derisa masa të bëhet e butë.
2. Shtoni 1 lugë çaji mjaltë organik dhe 1 lugë çaji lëng limoni të freskët në masën e bananes të përgatitur më herët dhe përzieni mirë.
3. Para se të aplikoni këtë masë, pstroni fytyrën tuaj dhe pastaj aplikoni masën. Masazhoni për 5 minuta dhe pastaj përsëri aplikoni shtresën e dytë dhe që përbërësit të hyjnë në pore të fytyrën duhet lënë në fytyrë për 20 minuta.
4. Pas 20 minutash lani fytyrën tuaj me ujë normal.

Bananja përmban kalium, vitaminë C dhe vitaminë E, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të lëkurës./Lajmi.net/