Mashtronte qytetarët duke iu marrë para kinse për subvencionet bujqësore- arrestohet Zeka nga Peja

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për disa mashtrime radhazi në Pejë. I arrestuarit në këtë rast është Gazmend Zeka. Arrestimi i tij është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikci. Nikçi deklaroi se i njëjti është arrestuar për veprën penale “Mashtrim”. “Është ndalu për 48 orë…

Lajme

13/06/2025 10:14

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për disa mashtrime radhazi në Pejë.

I arrestuarit në këtë rast është Gazmend Zeka.

Arrestimi i tij është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikci.

Nikçi deklaroi se i njëjti është arrestuar për veprën penale “Mashtrim”.

“Është ndalu për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të bëjë kërkesë sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, deklaroi ai.

Zeka dyshohet se në shumë raste i kishte mashtruar qytetarët duke i vënë në lajthitje kinse me pretendimin për aplikacione për subvencione në bujqësi.

I njëjti i kishte mushtuar ata duke iu marrë para të shumta./Lajmi.net/