Mashtrimet me vila në vlerë gati 2 milionë euro- Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Granit Gojanit dhe tre të tjerëve
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Granit Gojani dhe personit T.G. Aktakuza u ngrit për shkak të veprave penale Mashtrimi nga neni 323 par 4, Shmangia nga tatimi nga neni 307 par 3 dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike nga neni 284 par 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe…

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Granit Gojani dhe personit T.G.
Aktakuza u ngrit për shkak të veprave penale Mashtrimi nga neni 323 par 4, Shmangia nga tatimi nga neni 307 par 3 dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike nga neni 284 par 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe kundër të pandehurve N.G, M.G për shkak të veprës penale “Pastrimi i parave”, nga neni 56 të Ligjit 05/L -096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
“Sipas aktakuzës nga muaji tetor i vitit 2020 e në vazhdimësi deri më datë 16.08.2024 i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së fakteve të rreme kinse do t’ua ndërtoje villat brenda 60 ditëve, dhe duke shpallë oferta për ndërtim te villave me zbritje, i nxitë 131 te dëmtuar që të veprojnë në dëm të pasurisë se tyre, ashtu që më të njëjtit lidh kontrata për ndërtimin e shtëpive nga druri sipas llojit dhe modeleve në afat ndërtimi prej 60 ditëve, mirëpo asnjërit prej të dëmtuarve nuk ua ndërton villat, ndërsa mjetet e pranuara nga ta i përdor në blerjen e pronave të cilat i regjistron në emrin e tij, biznesit të tij dhe bashkëshortes dhe në ketë mënyrë nga të dëmtuarit arrin të përfitoj kundërligjshëm dobinë pasurore prej 1,894,250.00 euro”,thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas dyshimeve të Prokurorisë, Gojani kishte marrë gati 2 milionë euro nga qytetarët, për vilat që nuk i ndërtoi kurrë./Lajmi.net/