“Mashtrimet e Kurtit” Rinia Demokratike e Kosovës me aksion para Qeverisë së Kosovës
Një aksion simbolik është organizuar sot në Prishtinë. Rinia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik në qendër të kryeqytetit, më saktësisht para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ky aksion lidhet me pakënaqësitë e qytetarëve me qeverisjen e Kurtit. Në këtë aksion janë shpërndarë deklarata të Kurtit e vendime të tij, që bien në…
Lajme
Një aksion simbolik është organizuar sot në Prishtinë.
Rinia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik në qendër të kryeqytetit, më saktësisht para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ky aksion lidhet me pakënaqësitë e qytetarëve me qeverisjen e Kurtit.
Në këtë aksion janë shpërndarë deklarata të Kurtit e vendime të tij, që bien në kundërshtim me premtimet që pati dikur.
Gjithashtu aty u përfshi edhe vendimi i fundit për Ligjin për të huajt dhe atë për automjete.
Qeveria e Kosovës është pajtuar t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua njohë letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumenteve kosovare në Ligjin për të huaj dhe atë për automjetet. Vendimi i Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti erdhi pas një takimi në Prishtinë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, të shtunën në mëngjes, dhe ai u përshëndet si nga bashkësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga Serbia.
E premtimet dhe “mashtrimet” e Kurtit rinia e PDK-së i futi në thas të zi./Lajmi.net/




