Mashtrime me kartela bankare, arrestohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë në Fushë-Kosovë, pasi që të njëjtit dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale. Në konsultim me prokurorin është kontrolluar prona e të dyshuarve ku gjatë kontrollit është sekuestruar një telefon, ndërsa të dyshuarit…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë në Fushë-Kosovë, pasi që të njëjtit dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale.
Në konsultim me prokurorin është kontrolluar prona e të dyshuarve ku gjatë kontrollit është sekuestruar një telefon, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/