Mashtrim me skemë piramidale në Podujevë, një i arrestuar

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 në Podujevë në rrugën “Xhemajl Mustafa”, pasi që i njëjti dyshohet për Organizim të skemave piramidale. Sipas njoftimit të PK-së thuhet se, pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: tri shtëpiza kompjuteri, dy monitorë, një skaner etj. Njoftimi i…

Lajme

10/02/2026 09:50

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 në Podujevë në rrugën “Xhemajl Mustafa”, pasi që i njëjti dyshohet për Organizim të skemave piramidale.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se, pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: tri shtëpiza kompjuteri, dy monitorë, një skaner etj.

Njoftimi i plotë:

Podujevë 09.02.2026, 20:55. Është raportuar se në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar është duke u zhvilluar veprimtari e pa ligjshme e bixhozit. Në lokalin e të njëjtit është bërë kontrolli ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një printer për shtypjen e tiketave, një skaner, tri shtëpiza, njëzet e shtatë (27) pako me letra për lojëra, dy monitorë, një tastiere si dhe dyzet e katër (44) kuponë të printuara të lojërave të fatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.