“Mashtrim i opinionit” – Hoti me fakte e demanton Kurtin për ndarjen e buxhetit të RTK-së
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot para gazetarëve, ndër mesin e disa çështjeve të dikutuara, u pyet edhe për gjendjen në Radio Televizionin e Kosovës, ku tash e gjashtë ditë punëtorët kanë mbetur pa paga. I pyetur se pse nuk e po e ndjekin praktikën e viteve paraprak, Kurti tha se “ajo është praktikë joligjore…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot para gazetarëve, ndër mesin e disa çështjeve të dikutuara, u pyet edhe për gjendjen në Radio Televizionin e Kosovës, ku tash e gjashtë ditë punëtorët kanë mbetur pa paga.
I pyetur se pse nuk e po e ndjekin praktikën e viteve paraprak, Kurti tha se “ajo është praktikë joligjore e ish-kryeministrit Hoti. Unë nuk mund të shkelë në atë rrugë joligjore pa çka se ajo tashmë është bërë”. Teksa shtoi se janë në kërkim të një zgjidhjeje ligjore, transmeton lajmi.net
Ky deklarim i Kurtit është demantuar nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti me fakte e ka përgënjeshtruar Kurtin me anë të një postimi në Facebook.
Deputeti i LDK-së tha se ndarja e buxhetit për RTK-në në fillim të vitit 2021, kur ende nuk ishte konstituuar Kuvendi, ka qenë plotësisht ligjore. Buxheti i vitit 2021 ka qenë i miratuar.
Postimi i plotë:
Ndarja e buxhetit për RTK-në në fillim të vitit 2021, kur ende nuk ishte konstituuar Kuvendi, ka qenë plotësisht ligjore. Buxheti i vitit 2021 ka qenë i miratuar. Vendimi i atëhershëm i Qeverisë ka paraparë hapat që duhej të ndiqeshin deri në vendimin e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.
Kështu që, deklarimi i sotëm i Kurtit lidhur me atë vendim është tentim për mashtrim të opinionit./lajmi.net/