MAShTI nënshkruan kontratat për ndërtimin e e tri çerdheve dhe një shkolle
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle. Nagavci ka njoftar se , çerdhet do të ndërtohen në Kaçanik, Dragash dhe Fushë Kosovë ndërsa shkolla në Prishtinë. Nagavci ka thënë se si ministri do të angazhohen që secili fëmijë në Kosovë të…
Lajme
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle.
Nagavci ka njoftar se , çerdhet do të ndërtohen në Kaçanik, Dragash dhe Fushë Kosovë ndërsa shkolla në Prishtinë.
Nagavci ka thënë se si ministri do të angazhohen që secili fëmijë në Kosovë të ketë një vend në institucionin ku mund të marrë bazë të fuqishme për zhvillimin dhe aftësimin e mëtutjeshëm për jetën.
Postimi i plote:
Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle
Një çerdhe në Rekë-Vatë në Kaçanik. Vlera e kontratës është 1.096.043,96 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 740 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë.
Një çerdhe e parafabrikuar në Brodosan të Dragashit. Vlera e kontratës është 1.082.568,56 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 740 m2
Një çerdhe modulare e parafabrikuar në Fushë Kosovë. Vlera e kontratës është 1.282.282,28 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 873 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë.
Një shkollë në Prishtinë. Vlera e kontratës është 3.323.232,32 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe 6430 m2 dhe është i destinuar për 800 nxënës.
Detajet: https://shorturl.at/gsYTH
Si Ministri do të angazhohemi që secili fëmijë në Kosovë të ketë një vend në institucionin ku mund të marrë bazë të fuqishme për zhvillimin dhe aftësimin e mëtutjeshëm për jetën!