MASHTI merr vendim për rishikim të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për klasat nga 1 deri 9
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se është marrë vendim për të rishikuar kurrikulat lëndore/programeve mësimore për arsimin fillor (1-5) dhe të mesëm të ulët (6-9). Sipas ministrisë, raporti final dhe rekomandimet duhet të dorëzohen më së largu deri më 30 prill të këtij viti, transmeton lajmi.net. “Po fillojmë procesin e rishikimit…
Lajme
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se është marrë vendim për të rishikuar kurrikulat lëndore/programeve mësimore për arsimin fillor (1-5) dhe të mesëm të ulët (6-9).
Sipas ministrisë, raporti final dhe rekomandimet duhet të dorëzohen më së largu deri më 30 prill të këtij viti, transmeton lajmi.net.
“Po fillojmë procesin e rishikimit të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për arsimin fillor (klasat 1–5) dhe arsimin e mesëm të ulët (klasat 6–9). Me këtë proces të përditësimit dhe modernizimit në përputhje me Kornizën Kurrikulare dhe kurrikulat bërthamë, synojmë ngritjen e rezultateve të nxënësve, zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të tyre”, ka shkruar ministrja në detyrë e MASHT-it, Arbërie Nagavci.
Njoftimi i plotë:
Vendim për rishikimin e kurrikulave lëndore/ programeve mësimore për arsimin fillor (1–5) dhe arsimin e mesëm të ulët (6–9)
Po fillojmë procesin e rishikimit të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për arsimin fillor (klasat 1–5) dhe arsimin e mesëm të ulët (klasat 6–9). Me këtë proces të përditësimit dhe modernizimit në përputhje me Kornizën Kurrikulare dhe kurrikulat bërthamë, synojmë ngritjen e rezultateve të nxënësve, zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të tyre.
Rishikimi i kurrikulave dhe programeve mësimore me qëllim rritjen e cilësisë së tyre, koherencës dhe harmonizimit me dokumentet startegjike ashtu si dhe nevojave bashkëkohore, është thelbësor për të garantuar arritje më të mira të nxënësve. Ky proces do të mundësojë edhe zhvillimin dhe ofrimin e teksteve shkollore cilësore, burimeve të tjera mësimore që mbështesin procesin e të nxënit, lehtësimin e ngarkesës së fëmijëve dhe peshës së çantës.
Mbesim të përkushtuar në avancimin e cilësisë së arsimit përmes politikave të qëndrueshme, zhvillimit të kurrikulave bashkëkohore dhe ofrimit të teksteve shkollore cilësore, me qëllim krijimin e një sistemi arsimor që i përgjigjet nevojave të nxënësve, mësimdhënësve dhe zhvillimit afatgjatë të shoqërisë sonë./Lajmi.net/