MAShTI jep tender mbi 1.27 milionë euro për ndërtimin e çerdhes në Kalabri

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar vendimin për dhënien e kontratës për ndërtimin e një çerdheje në lagjen Kalabria në Prishtinë. Sipas njoftimit të autoritetit kontraktues, kontrata me titull “Ndërtimi i çerdhes në Kalabri, Prishtinë” i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë N.N.SH. World Medium dhe N.N.P. ARC COM SH.P.K. Vlera…

Lajme

03/08/2026 10:33

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar vendimin për dhënien e kontratës për ndërtimin e një çerdheje në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Sipas njoftimit të autoritetit kontraktues, kontrata me titull “Ndërtimi i çerdhes në Kalabri, Prishtinë” i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë N.N.SH. World Medium dhe N.N.P. ARC COM SH.P.K.

Vlera e kontratës është 1,276,720.73 euro.

Në garë për këtë projekt kanë marrë pjesë gjithsej shtatë operatorë ekonomikë ose grupe operatorësh, me oferta që varionin nga rreth 1.16 milionë euro deri në 1.74 milionë euro.

Vendimi është nënshkruar më 16 tetor 2025 nga zyrtari përgjegjës i prokurimit, Xhemajl Buzuku.

Sipas dokumentit të publikuar, aktiviteti i prokurimit është zhvilluar nga MAShTI për realizimin e projektit të ndërtimit të çerdhes në Kalabri, një investim që synon zgjerimin e kapaciteteve për edukimin parashkollor në kryeqytet.