MASHT publikon rezultatet e testit të maturës – Kalueshmëria 73.3 përqind

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologji ka publikuar rezultatet e testit të maturës. Këtij testi i janë nënshtruar 18285 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin. Këtë vit, Provimin e Maturës e kanë kaluar 73.3% e maturantëve. MASHT njofton se arritshmëria mesatare në Gjuhë amtare është 58.8%, në Gjuhë angleze 54.4% në Matematikë…

Lajme

01/07/2024 15:31

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologji ka publikuar rezultatet e testit të maturës.

Këtij testi i janë nënshtruar 18285 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin. Këtë vit, Provimin e Maturës e kanë kaluar 73.3% e maturantëve.

MASHT njofton se arritshmëria mesatare në Gjuhë amtare është 58.8%, në Gjuhë angleze 54.4% në Matematikë 41.1% dhe në Lëndën Zgjedhore 47.3 %.

“Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla. Provimi i mbajtur më 22 qershor është organizuar në 151 qendra të testimit. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar 180 kryetarë të komisioneve të caktuar nga MASHTI, 1500 administrues dhe 1500 mbikëqyrës nga Parlamenti i studentëve të UP-së. Gjatë procesit të administrimit ka pasur tentime për kopjim nga disa nxënës dhe si pasojë e posedimit dhe përdorimit të telefonit janë përjashtuar 79 nxënës”, thuhet në njoftimin e MASHT-it. 
Afati i ankesave është deri më 05.07.2024 kurse rezultati i ankesave publikohet me 08.07.2024. Të gjithë kandidatët që nuk kanë arritur kriterin prej 40% mund të hyjnë në afatin e gushtit i cili organizohet me 31.08.2024.
Njoftimi i plotë: